Transmetuar më 30-04-2022, 13:53








Një tjetër aksident i frikshëm është regjistruar sot në mesditë. Trajleri është përplasur me një tren.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mamurras në trenin e linjës Vorë-Shkodër, transmeton Noa.al.
Prane mbikalimit Fushë-Mamurras, nga mungesa e postbllokut dhe e rojeve të hekurudhës kanë bërë që një trajler të përplaset me lokomotivën.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur pasoja veç dëmeve materiale.
Në vendin e ngjarjes, policia dhe një grup hetimor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





