Transmetuar më 30-04-2022, 13:16

Shëngjin- Aksident i rëndë në Shëngjin. Rreth orës 12:25, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në vendin e quajtur " Knalla".

Noa.al mëson se nga ky aksident ka humbur jetën Armando Pacani 19 vjeç dhe kanë mbetur të lënduar disa të tjerë të cilët u dërguan në spital e po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe zjarrfikësit.

një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd