Transmetuar më 30-04-2022, 08:16

TIRANË– Këngëtari Frederik Ndoci, ka treguar një nga momentet e vështira të jetës së tij. Ai i është rikthyer historisë së dikurshme bashkëshortore dhe ka treguar se ish-gruaja e tij e parë është lezbike.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’, ai e rrëfeu këtë si një nga tragjeditë më të mëdha të jetës së tij. Martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në Amerikë.

I pyetur nga moderatorja, si e zbuloi që ish-bashkëshortja, njëkohësisht dhe nëna e dy vajzave të tyre ishte lesbike, Frederiku tha:

‘Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd