




























Tiranë- Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një autobus u përplas me një mjet dhe përfundoi në lumin Lanë.
Nga ky aksident mbetën të lënduar 3 qytetarë nga autobusi dhe 2 nga mjeti.
Në informacionin shtesë policia saktëson për kontroll mjekësor janë paraqitur M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).
Ndërkohë ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu nga spitali i Traumës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar të plagosurit dhe tha se gjendja e të lënduarve është e mirë dhe se që në ndihma ndaj të plagosurve është dhënë në kohë reale.
“Keni shpëtuar për mrekulli, ka qenë realisht një mrekulli. Falë zotit keni shpëtuar. Me dëmtime të lehta të rekuperueshme thonë mjekët. Unë qëllova aty. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë. Ambulanca ka ardhur në kohë. I kemi nxjerrë në kohë reale. Direkt ka ardhur ambulanca”, tha Manastirliu. Në aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një autobuz i linjës, i mbushur me pasagjerë ka përfunduar në Lumin Lanë, kanë mbetur të plagosur 5 qytetarë të cilët janë transportuar menjeherë në spitalin e Traumës ku sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur në ndihmë shumë ambulanca por ajo që bie në sy është Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka mbërritur menjëherë personalisht në vendin e aksidentit. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





