
Vlorë- Zbardhen detaje nga ngjarja në Vlorë.
Një konflikt me armë ndodhi në lagjen “10 Korriku”.
Sipas policisë, në konflikt janë perfshirë dy persona tashmë të identifikuar nga policia lokale.
Nga dyshimet paraprake rezulton se, Juxhin Todi alias Aliaj, i shoqëruar nga e dashura e tij, ka dalë nga banesa teksa në hyrje të pallatit një person i identifikuar tashmë si Lisjan Myrtaj (polic i delta force) ka shtënë ne drejtim të të rinjve të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip mMrcedez Benz me targë ML AA 858 FY. Në automjet dallohen plumba në pjesën e përparme të shoferit dhe në xhamin e pasëm.
Të dy autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa policia ka shoqëruar vajzën me të cilën ndodhej Juxhin Aliaj.
Pas ndjekjes blutë e Vlorës kapën Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtënë për vetmbrojtje.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të përdorura nga arma e Lisjan Myrtaj.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamiken e saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





