Transmetuar më 29-04-2022, 21:22

Ukraine- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka paralajmëruar sot se bisedimet e paqes me Moskën, ka shumë mundësi që të përfundojnë.
Zelenksy i vuri fajin mizorive të kryera nga trupat ruse dhe zemërimin që krimet e kryera kanë shkaktuar në popull.
“Njerëzit, ukrainasit duan t’i vrasin. Kur ekziston një qëndrim i tillë, është e vështirë të bisedohet për gjëra”, tha Zelenskiy.
Pavarësisht se bisedimet mes dy vendeve për të arritur një marrëshje që do të sillte armëpushimin kanë kohë që kanë nisur, ende nuk është arritur asgjë. noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





