Transmetuar më 29-04-2022, 20:51

Indi- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi.

Një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës.

Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës.

Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.

Meqenëse të gjitha përgatitjet për dasmën ishin bërë, babai i nuses u konsultua me një të afërm që kishte ardhur në dasmë dhe më pas e martoi vajzën e tij me të. noa.al