Transmetuar më 29-04-2022, 19:36

Vlorë- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë për të zhvilluar një takim me strukturat e partisë,në një prej kafeve të qytetit.
Në një prononcim për mediet, Basha refuzoi të bëjë një deklaratë politike kur u pyet në lidhje me referendumin demokrat që do të mbahet ditën e nesërme.
I pyetur se përse ka zgjedhur pikërisht sot të shkojë në Vlorë, në të njëjtën ditë me kryeministrin, deputeti i PD tha se nuk ishte në dijeni për vizitën e Ramës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





