






Tiranë-Vlorë- Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar rrethanat e ‘zjarrit’ që përfshiu anijen ‘Iliria’ në Gjirin e Vlorës. Ministria njofton se bëhet fjalë për një stërvitje ushtarake, për një demonstrim dhe nuk ka vend për keqkuptime.
ja deklarata e Ministrosë së Mbrojtjes:
Lidhur me disa video të publikuara në disa media dhe rrjete sociale ku pretendohet përfshirja nga flakët e një anijeve në det, Ministria e Mbrojtjes dëshiron të sqarojë opinionin publik se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.
Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët. Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





