Transmetuar më 29-04-2022, 12:32

Tiranë- Policia në bashkëpunim me OSHEE po zhvillojnë kontrolle për zbulimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të kanabisit.
Nga kontrollet në periferi të Tiranës është konstatuar një shtëpi bari ku janë sekuestruar disa bimë narkotike.
Ky është rasti i dytë i zbulimit të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura gjatë ditës së sotme.
Më herët një rast u zbulua në Tropojë ndërsa kohët e fundit raste të tilla janë zbuluar në disa qytete të Shqipërisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





