Transmetuar më 28-04-2022, 23:31

Dritan Abazi (Abazoviç) është zgjedhur si kryeministri i 43-të i Malit të Zi. Sot, në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje u votua qeveria e re, pjesë e të cilës janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë poste ministrore.

Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

Gjeka, ka lindur në Tivar më 1975, është i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.

Ndërsa Marsh Dukaj, i lindur më 1985 në Tuz, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-menaxher i Komunës së Tuzit.

Kjo është hera e dytë në pak kohë që Dritan Abazi merr postin e kryeministrit në Malin e Zi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd