Transmetuar më 28-04-2022, 20:34

Autoritetet ukrainase kanë publikuar fotot dhe emrat e 10 ushtarëve rusë, të cilët akuzohen për masakrën e bërë në qytetin e Bucha-s.

Ministria e mbrojtjes ukrainase pretendon se ushtarët janë pjesë e brigadës 64, e cila u nderua nga Vladimir Putin për rolin që luajti në Bucha. Pasi trupat ruse tërhoqën nga Bucha u zbuluan më shumë se 410 kufoma të civilëve, shumë prej tyre me duar të lidhura dhe u ekzekutuan me një plumb në kokë.

U zbuluan edhe dhomat e torturës, ku civilët rriheshin brutalisht para se të vriteshin. Mes viktimave kishte dhjetëra gra dhe fëmijë, disa foshnja.

Në fillim të këtij muaji Putin i dha një titull nderi brigadës që mendohet gjerësisht si përgjegjëse për krimet e luftës dhe vrasjet masive në Ukrainë.

Duke përmendur "heroizmin masiv dhe trimërinë", por duke mos përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë, Putin nënshkroi një dekret për nder të Brigadës së 64-të të Këmbësorisë së Motorizuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd