Transmetuar më 28-04-2022, 19:16

ZVICËR- Lajm i mirë për shqiptarët. Zvicra do të heqë të gjitha masat anti-Covid.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, me anë të një postimi në Facebook. Mësohet se nga data 2 maj, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të hyjnë në Zvicër pa pasur nevojë për test PCR apo pasaportë vaksinimi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës. Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





