Transmetuar më 28-04-2022, 15:03

GREQI – Një autobus turistik me 30 pasagjerë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Bralo në afërsi të Lamias në Greqi.
Sipas burimeve për NOA.al, në autobus ndodhen 30 nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.
Shoferi i autobusit ka kuptuar se diçka nuk po shkonte mirë me autobusin, e për pasojë fëmijët kanë zbritur të gjithë ndërsa flakët e mëdha po përfshinin mjetin.
Në vendngjarje ndodhen 14 zjarrfikës me 7 automjete, ndërsa fikja e zjarrit po vazhdon. Të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





