




Aktorja dhe modelja e famshme, Megan Fox, ka habitur shumëkënd kur ka zbuluar se ajo dhe i fejuari, Machine Gun Kelly, pinë herë pas here gjakun e njëri-tjetrit për “qëllime rituale”.
“E di se, që të pimë gjakun e njëri-tjetrit, kjo mund t’i konfuzojë njerëzit ose ata po na imagjinojnë duke e pirë gjakun me gota si tek “Game of Thrones”, tha aktorja 35-vjeçare për “Glamour UK”.
Ajo ka shtuar se janë “vetëm disa pika, por po, e konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit me raste, vetëm për qëllime rituale”.
Kujtojmë se kur njoftoi fejesën e saj me këngëtarin e “Bloody Valentine”, 32-vjeçarin Kelly, në janar, Fox shkroi në “Instagram” se bashkëshortët e ardhshëm “pinë gjakun e njëri-tjetrit” për të përkujtuar eventin e tyre të shënuar.
Megan këmbënguli se konsumimi i gjakut prej tyre është “i kontrolluar”. Madje ylli i Jennifer’s Body vazhdoi të shpjegojë se cilat mund të jenë ato raste, të tilla si “ritualet në hënën e re dhe hëna e plotë”.
“Dhe kështu, kur e bëj, është një gjë që përdoret për një arsye,” vazhdoi ajo. “Ai është shumë më i vrullshëm, i gatshëm të çajë gjoksin e tij me xham të thyer dhe thotë: “Ma merr shpirtin”.
“Ai është ekzaktësisht tipi im përsa i përket anës fizike, e kam ëndërruar që kur isha katër vjeçe,” tha Fox duke shtuar: “Unë jam katër vjet më e madhe se ai. Mendimet dhe qëllimet e mia e bënë atë personin që është, kush e di se si do të dukej apo do të ishte sikur të mos ishte me mua”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





