Transmetuar më 28-04-2022, 10:04

Tiranë- Pas shkarkimit të Elizabeta Imerajt, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që të mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesin e ri të prokurorisë së Tiranës.

Sipas informacioneve, emërimi i drejtuesit të komanduar do jetë me afat 3 mujor, dhe mund te zgjidhet nga rradhët e prokurorisë së Tiranës, por edhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

Elisabeta Imeraj ishte zgjedhur në krye të prokurorisë së Tiranës që prej vitit 2018.

Ajo kaloi me sikses shkallën e parë të Vetingut, por u shkarkua dje në KPA, pas përplasjeve të forta me vëzhguesit ndërkombëtar.

Këta të fundit këmbëngulën për shkarkimin e prokurores, e cila duhet thënë se në CV e saj mban dosje të rëndësishme, përfshirë dhe ato për Emiljano Shullazin dhe Saimir Tahirin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd