Transmetuar më 27-04-2022, 21:34

Prishtinë- Një incident i rëndë ka ndodhur në Pallatin e Drejtësisë mes dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Laureta Ulaj.

Ajo tha se me urdhër të prokurores kujdestare, një person është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’. Ende nuk dihen shkaqet e rrahjes.

Një hetim po kryhet për rastin në fjalë.