Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. OBSH nuk ka treguar se në cilin shtet është regjistruar vdekja.
Mjeku Vasil Llajo foli në lidhje me rrëzikshmërinë e këtij virusi, simptomat dhe rrezikun e transmetimit të tij edhe në vendin tonë:
Ky hepatit misterioz i mëlçisë tek fëmijet e zeron funksionalitetin total të saj.
Është një sindromë klinike që duhet marrë në konsideratë në kufinjtë e alertit, por gjithsesi vigjilenca ndaj këtij virusi është rritur.
Edhe në SHBA kanë nisur raste e para, kryesisht ne Alabama, dhe pritet të rriten rastet.
Ky infeksion ka qenë i përhapur edhe në vitin 2018, por arriti të frenohej. Në situatën e re, është rast për tu vënë në diskutim shkencor, për arsye se rreth 170 raste që janë shfaqur nuk ka arritur të izolohet virusi.
Në këtë rast janë vërejtur raste që janë shoqëruar me zgjidhje por ka dhe raste fataliteti dhe kërkohet ne disa raste dhe transplanti i mëlçisë, i cili është një problem social”,- u shpreh Llajo.
Gjithashtu mjeku tregoi se cilat janë simptomat paralajmëruese por gjithashtu dha edhe disa këshilla për prindërit:
Ka një udhëzim të OBSH që fëmijët që kanë shenjat e para të izolohen për 48 orë.
Shenjat e para janë te vjellat, temperatura, diarreja dhe mungesa e oreksit, depulesa po ashtu, por ajo që e bën më të rëndë situatën është kur shfaqet zverdhja e syve dhe e lëkurës. Aty tregohet se ka filluar mosfunksionimi i mëlçisë dhe këtu fillon alerti për prindërit por dhe për stafin mjekësor”.
Pyetur se sa rrezikshmëri kanë fëmijët që kanë kaluar hepatitin njëherë, Llajo u shpreh:
Numri më i madh i të prekurve është deri në 6 vjeç, dhe nuk mund të themi që ka lidhje sepse ata janë fëmijë të vegjël, shumica e të cilëve as nuk e kanë kaluar hepatitin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd