
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë rikthyer në tituj kryesorë mediash për shkak të disa deklaratave të bëra gjatë një interviste të fundit për revistën “Glamour UK”.
Aty, ata kanë bërë rrëfime të bujshme. Çifti, i cili së shpejti do të martohet, tashmë dihej se mbante në qafë një flakon me gjakun e partnerit të tyre. Sidoqoftë, ata nuk u ndalën vetëm me kaq, duke shkuar aq larg sa të pinë edhe nga përmbajtja e të njëjtit “lengu jetësor”.
"Unë mendoj se pirja e gjakut të njëri-tjetrit mund t’i mashtrojë njerëzit. Ata mund të na përfytyrojnë me gota të stilit të ‘Game of Thrones’ ndërsa pimë gjakun tonë”, – tha ylli përpara se të shtonte se në fakt bëhet fjalë vetëm disa pika.
Nuk është një zakon i ri për ta, pasi në të kaluarën do të deklaronin se kishin pirë tashmë pak nga gjaku i njëri-tjetrit. Megan Fox më vonë zbuloi: "Ai do të ishte i gatshëm të priste gjoksin me gotë dhe të thoshte: Merre shpirtin tim". Aktorja pranoi se “diçka e tillë ka ndodhur shumë herë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





