Transmetuar më 27-04-2022, 09:31

Dragobi- Moratoriumi ka ndikuar pozitivisht në shtimin e kafshëve të egra në vend. Arinj, uqër, kaproj etj po shfaqen gjithnjë e më shumë.

Pamjet e radhës vijnë nga Alpet e Shqipërisë.

Në zonën e Dragobisë, janë fotografuar dy ujqër (Canis Lupos), të cilët vrapojnë në rrugë e më pas futen në pyll.

Sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura Kukës, vitet e fundit është vënë re një shtim i numrit të faunës së egër pas ndalimit të gjuetisë në këto zona.