Transmetuar më 27-04-2022, 08:42

Të paktën katër mijë mjekë dhe infermierë shqiptarë janë larguar nga vendi, kryesisht drejt Gjermanisë, bëhet e ditur në një raport nga Fondacioni Evropian i Trajnimeve që citon noa.al.

Në raport thuhet se deri në fund të vitit 2020, nga Shqipëria u larguan 4 mijë punonjës shëndetësorë, pjesa më e madhe mjekë dhe infermierë, si dhe fizioterapistë, dentistë dhe farmacistë.

Ata po paguhen mbi tre herë më shumë se në Shqipëri, duke punuar kryesisht në spitalet publike gjermane.

Vetëm në një vit, 2020, u larguan 500 mjekë shqiptarë, thotë Agjencia Federale Gjermane e Punës.

Ajo veçon dhe faktin se gjatë 2020, vit i analizuar në raport, 30 mijë shtetas shqiptarë arritën me kontrata pune në Gjermani. Aktualisht në këtë vend regjistrohen 80 mijë shqiptarë me letra ndërsa nuk dihet sa jetojnë ilegalisht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd