
Eurodeputetja malteze, Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian, ka kritikuar ashpër vendet e BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë fjalës së saj në konferencën e mbajtur në Sofje, Metsola tha se BE nuk duhet të shpikë kritere të reja për pranimin e vendeve kandidate.
Ajo tha se besueshmëria e BE-së u minua nga fakti se vendet anëtare të bllokut ende nuk kanë filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht se kanë përmbushur kërkesat e BE-së.
“BE-ja duhet të tregojë qartësi në vendimet për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse ato kanë trokitur në dyert tona prej një kohë të gjatë,” tha Metsola.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





