Transmetuar më 26-04-2022, 15:04

Rusi – Ngjarje e rëndë në qytetin rus Ulyanovsk, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një kopësht fëmijësh dhe më pas vrau veten.

Raportohet se nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur vrarë të paktën tre persona.

Viktimat janë dy fëmijë 4 dhe 6 vjeç dhe një edukatore, teksa mësohet se pas krimit makabër autori kreu vetëvrasje.

Të shtënat në kopshtin e fëmijëve u hapën nga një banor vendas, Ruslan Akhtyamov, i lindur në 1996, i cili ishte në një regjistër psikiatrik ku figuronte si person me probleme mendore.

Sipas Ria Novosti, e cila citon ish-guvernatorin e rajonit dhe anëtarin e Dumës së Shtetit, personi i armatosur dyshohet se vrau një mësues dhe dy fëmijë të mitur, ndërsa një grua është plagosur rëndë.

“Një burrë i armatosur ka hyrë në një kopsht fëmijësh dhe ka hapur zjarr. Sipas informacioneve të para dy fëmijë kanë vdekur”, tha një burim i shërbimeve të ndihmës së parë për agjencinë publike të lajmeve TASS.

Pas krimit, autori ka vrarë veten me të njëjtën armë zjarri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd