Transmetuar më 26-04-2022, 09:44

Elbasan- Shpërthen në flakë mjeti në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

Mjeti me drejtuese E. D. ka shpërthyer në flakë kur ishte në lëvizje. Gruaja ka mundur ta braktisë atë vetëm pak sekonda para se të ndodhte tragjedia.

Si pasojë e flakëve, mjeti u shkrumbua plotësisht, edhe pse zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd