Transmetuar më 25-04-2022, 20:00

Shtimi i apartamenteve në Tiranë si dhe ngritja e strukturave të hotelerisë në vend, rriti kërkesat për lëndë drusore. Edhe pse mobilimi i një apartamenti shqiptarëve sot i kushton 33% më shtrenjtë së në vitin 2020, përsëri kërkesat janë të mëdha.

Pandemia e Covid-19 nuk izoloi vetëm njerëzit, por edhe ekonominë. Gjatë kësaj periudhe, industria e ndërtimit dhe ajo e drurit e ndërprenë aktivitetin e tyre. Por pas një periudhë 2-vjeçare, ne iu rikthyem sërish jetës së mëparshme, por me një ndryshim kësaj here, kërkesa për mobilje është më e lartë se sa ofron tregu.

Shqipëria është një vend i varur nga importi për sa i përket lëndës së parë të mobilimit. Megjithatë përveç faktit që kemi rritje të çmimit të lëndës së parë, kemi dhe rritje të kostove të transportit, këto dy faktorë ndikojnë në rritjen e çmimeve në sektorin e mobilimit. Pavarësisht kësaj, shqiptarët kërkojnë më tepër mobilje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd