Transmetuar më 25-04-2022, 16:12

Ish-këshilltari i Donald Trump, Richard Grenell, tallet me administratën aktuale në SHBA. Krahu i djathtë i ish-presidentit Turmp merr shembull Shqipërinë për të ironizuar administratën e Joe Biden.

Ai thotë se në Shqipëri u sanksionua Sali Berisha, por amerikanët refuzojnë të vendosin kufizime për të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin. Ish-këshilltari i referohet sanksioneve të SHBA mbi Rusinë, për luftën në Ukrainë.

“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi të dashurën e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.