Transmetuar më 24-04-2022, 09:47

Edhe pse kanë një dëshirë përvëluese të thonë ‘të dua’, shumë e kanë mjaft të vështirë ta shprehin.

Nga ana tjetër, nuk duan ta humbasin fare romanticitetin, kështu që duhet opsione të tjera që nënkuptojnë po të njëjtën gjë: DASHURI!

Ç’mund të shkruani për t’i ndryshuar partnerit ditën vetëm me një mesazh?

1. Mesazhi i parë në mëngjes.

"Sa të vështirë e kisha të zgjohesha sot në mëngjes! Sa do doja të kaloja 10 orë në krahët e tua tani."

2. Mesazhi pa asnjë arsye

"Tani po qeshja sa m’u kujtove ti.

3. Mesazhi që duhet t’i çosh pasi një takimi.

"Sa herë dalim bashkë jam kaq i lumtur. Ti i sjell shumë gëzim jetës time."

4. Kur e sheh nga larg që po vjen drejt teje

"Dukesh kaq e bukur. Çfarë kam bërë për të të merituar?"

5. Kur do t’i bësh qejfin në gatim

"Mendoj që je njeriu më i mirë, më romantik dhe më i veçantë që kam njohur. Plus që di të bësh pasta fantastike!"

6. Mesazhi për planin e fundjavës

"Gati për në fundjavë? Dua të përkëdhelemi për 48 orë pa pushim!"

7. Mesazh reflektimi romantik

"Po mendoja për bisedën që bëmë dje. Më pëlqen kaq shumë që je e hapur dhe më kupton." Burimi: Elite Daily

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd