Transmetuar më 23-04-2022, 13:08

TIRANË- Sot zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e degës të njësisë nr.2 në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha banon në këtë njësi. Pas votimit, në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se ‘kjo është një arritje historike për vendin pasi sot po votohet për opozitën e vërtetë shqiptare’.

“Të 14 degëve të PD që firmosën sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhge njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike , e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit në PD si një forcë e fuqishme konservatore. Këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë.” tha Berisha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd