
Nuk është një kohë e lehtë për Costanza Caracciolo. Ka qenë vetë bashkëshortja e Bobo Vierit, ajo që ka treguar për këtë në rrjetet sociale. “Do të doja të të shihja më shpesh në rrjetet sociale”, – e pyeti një fans.
“Edhe unë do të doja, por ndonjëherë jeta reale kërkon shumë kohë…”, – u përgjigj bukuroshja siciliane. Më pas, 32-vjeçarja pranoi se kishte shumë probleme: "2021 ka qenë një vit mu*i, 2022 ka filluar edhe më keq. Po më vë në provë dhe po vazhdon…"
"Coco", siç e quajnë të dashurit e saj, nuk dha më shumë detaje për situatën e saj delikate: “Fatmirësisht unë jam nga ata që nuk dorëzohem dhe në të njëjtën kohë po zhvilloj një projekt që është shumë për zemrën time dhe që qartësisht po më merr shumë kohë”.
Costanza Caracciolo më pas falenderoi të gjithë ndjekësit për mbështetjen e tyre të përditshme. Showgirl-ja italiane ka dy vajza të vogla me Vierin, Stella dhe Isabela, të cilat tani janë përkatësisht 3 dhe 2 vjeçe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





