
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Klaudio Bleda, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalim i tij u bë pasi akuzohet se në datë 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollarë, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





