Transmetuar më 23-04-2022, 09:10

Bosnje-Hercegovinë- Del emri dhe foto e vajzës që humbi jetën nga tërmeti i një nate më parë që tronditi Ballkanin dhe Shqipërinë.

Viktima është Elmira Sefo 27 vjeçe nga Stolaci, Bosnje-Hercegovinë, raporton Noa.al.

Mësohet se Elmira ndodhej në banesë bashkë me prindërit e saj në çastin e lëkundjeve të forta sizmike.

Një masë shkëmbore gjigante rrëshqet dhe u bie atyre mbi çati.

Elmira ka humbur jetën në vend ndonëse është dërguar në spital me shpejtës. Plagë kanë marrë edhe prindërit e saj të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spitalin e Stolacit janë paraqitur dhjetëra banorë me plagë dhe lëndime të ndryshme në trup, por nuk raportohet për viktima të tjera.

Ndërkohë dëmet materiale janë të konsiderueshme në mjaft banesa. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd