Transmetuar më 22-04-2022, 23:20

Tërmeti që tronditi sonte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, e po ashtu u ndje dhe në disa zona të Greqisë, e kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë.

Noa.al raporton nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave se tërmeti në orën 23:07:49′ ishte 5.7 ballë të shkallës Rihter dhe me intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.

Ai kishte epiqendër në Mostar dhe thellësinë e kishte vetëm pesë kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 202 kilometra larg Tiranës.

Tërmeti u duk të ishte i gjatë në kohë, për rreth 10 deri 15 sekonda. Disa thanë se tërmeti zgjati edhe më shumë sekonda. /noa.al

Fillimisht u raportua se tërmeti ishte 6 ballë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd