Transmetuar më 22-04-2022, 22:02

Tiranë – Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Shefqeti” në kryeqytet.

Burime për Noa.al raportojnë se burri që humbi jetën, është F. K., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Megjithatë trupi u transportua në morg për t’iu nënshtruar ekspertimit mjeko-ligjor.

Kalimtari i vdekur në rrugë shkaktoi tronditje te disa kalimtarë që u përballën me pamjen e trishtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd