Transmetuar më 22-04-2022, 18:58

Tiranë- Nuk i del me cilësinë e ujit të pijshëm Kryeministrit Edi Rama.

Ai ka sfiduar hapur deputeten e PD, Jorida Tabaku, pas debatit të fortë që patën në Kuvend një ditë më parë, sa i përket konsumit të ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.

Pas komenteve të deputetes Tabaku e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama reagoi menjëherë duke thënë se ai do të pijë ujë nga çezma dhe videon do e postonte në “Tik-Tok”.

Dhe deklaratën e bërë një ditë më parë, kreu i qeverisë e ka kthyer në realitet ditën e sotme, ndërsa ka postuar një video duke pirë ujë çezme në shtëpinë e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd