
Greqi- Arrestohet pas rreth 2 dekadash shqiptari që akuzohet për një vjedhje në Greqi.
47-vjeçari akuzohet se në nëntor të vitit 2004 grabiti 20 mijë e 500 euro në Ilia.
Luan Lleshi u gjet në një kafene në qendër të Amaliadës.
Shqiptari e kuptoi dhe u mundua të arratisej, por kësaj here nuk ia doli dhe përfundoi në prangat e policisë greke.
I ashtëquajturi ‘fantazma e Amaliadës’, akuzohet se në të kaluarën, dhe veçanërisht në vitet 2000 kishte kryer një sërë veprash penale.
Në vitin 2004 ai së bashku me një bashkatdhetar kishte arritur të grabiste 20 500 euro. Bashkëpunëtori i tij u arrestua dhe u dënua, por 47-vjeçari shqiptar mbeti i zhdukur dhe mesa duket besonte se autoritetet e kishin harruar.
Në vitin 2006 ai arriti të arratisej në Itali, dhe nuk dihet se si u kthye në Greqi.
Por ngjarja e fundit duket se e zbuloi. 12 ditë më parë ai kreu një tjetër grabitje në një dyqan në Kourouta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






