
Itali- E rëndë në Modena të Italisë. Një 35-vjeçare ka humbur jetën pas një trajtimi estetik të gjoksit. Ndërhyrja i është kryer nga një person në banesë, dhe ende nuk dihet nëse është i kualifikuar. Pas shfaqjes së simptomave, personi që kreu ndërhyrjen është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në Maranello dhe karabinierët po hetojnë rastin. Por viktima ka edhe një histori të hidhur. Samantha Migliore, në nëntor 2020 i mbijetoi një tentative vrasjeje nga ish i dashuri i saj, i cili e qëlloi në kokë.
Karabinierët kanë mbërritur në shtëpinë e gruas pasi janë vënë në alarm nga familjarët. Në momentin e ndërhyrjes në gjoks për qëllime estetike, në shtëpi ka qenë i pranishëm bashkëshorti aktual i gruas dhe të njohur të tjerë, të cilët kanë thirrur për ndihmë kur është shfaqur sëmundja.
Ndër hipotezat e para të vdekjes së Samantës është një atak kardiak, por vetëm autopsia mund të sqarojë shkaqet. Për momentin nuk dihet as se çfarë lloj lënde i është injektuar asaj.
Nuk dihet nëse personi që kreu ndërhyrjen është estetiste e kualifikuar apo jo. Ajo u largua nga shtëpia ndërsa të pranishmit po telefononin në 118.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





