Transmetuar më 21-04-2022, 21:22

Durrës- Një video me pamje të rënda vjen nga Durrësi.
Një aksident ndodhi dje në lagjen n.14 në Durrës, ku një automjet i drejtuar nga 19-vjeçari Vjaldo Hima ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku me një fëmijë.
Në videon e mëposhtme duket qartë momenti kur gruaja me inicialet A.D. me fëmijën po kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Teksa një makinë ka ulur shpejtësinë që të kalojnë nëna më fëmijën, një tjetër automjet vjen me shpejtësi të lartë dhe përplas fuqishëm këmbësoren.
Fatmirësisht makina nuk ka kapur fëmijën.
Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





