
Wanda Nara është sërish në qendër të polemikave për informacionet e nxjerra në dritë nga gazetarja argjentinase Karina Lavícola, edhe pse këtë herë çështja nuk ka të bëjë fare me tradhtinë, mesazhet apo ndarjet siç kishte ndodhur muajt e fundit.
Me këtë rast, Wanda akuzohet për një gënjeshtër të madhe, i ka bërë të gjithë të besojnë se ajo është agjentja e bashkëshortit të saj, Mauro Icardi. “Kjo është një gënjeshtër, – thotë me forcë Lavícola. – Është gënjeshtër se ajo është përfaqësuesja e Mauros.
Kjo është një histori e ndërtuar mirë që ajo e bashkoi për t’i dhënë rëndësi vetes, por kur vjen puna për të negociuar nuk është ajo që ulet në tryezën e bisedimeve me klubet. Kjo është një gënjeshtër”.
Siç besohej deri më tani, Icardi e kishte pasur gruan edhe agjente të tij si futbollist për gati dhjetë vite, qysh në tetor 2015. Ish-kapiteni i Interit ishte martuar një vit më pare me bukuroshen argjentinase.
Që atëherë, figura e Wanda Nara ishte ajo e një negociatoreje të pamëshirshme, që arriti të rinovonte kontratën e lojtarit me Interin, duke u bërë futbollisti i tretë më i paguar në Itali. “Unë jam e vetmja grua që e bëj burrin të fitojë para” ose “kam bërë që Mauro të kalojë nga 14 në 250 milionë”, ishin disa nga titujt që ajo la në të kaluarën.

Mariana Brey, partnerja e Karina Lavícola në të njëjtin format televiziv, donte të sqaronte fjalët e saj dhe siguroi se megjithëse Wanda nuk është agjentja e tij, kontrollon të gjitha asetet e familjes: “Wanda tha se Mauro i dha asaj absolutisht të gjitha të drejtat e pasurive të tij. Pra, pavarësisht nëse është apo jo agjente e Icardit, ajo zotëron gjithçka. Dhe kjo është ajo që ndodh me shumicën e lojtarëve”.
Emri i Wanda Narës nuk është shfaqur vetëm në televizionet argjentinase orët e fundit, për shkak të aferës “Icardi”, por i janë kujtuar edhe disa episode të së shkuarës, si për shembull tradhtitë e supozuara që ka pësuar me Maxi López.
Ndërsa është folur shumë për “Wandagate”, në të cilin kanë luajtur Nara, Icardi dhe China Suarez, vështirë të supozohet se çfarë do të ndodhte nëse tani do të zbuloheshin bisedat që ndikuesja dhe Icardi shkëmbyen kur ishte ende e martuar me Maxi López.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





