Transmetuar më 21-04-2022, 15:25

Tifozët e Liverpool-it e planifikuan gjestin e madh pasi Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez njoftuan të hënën se djali i tyre binjak kishte vdekur gjatë lindjes. Kuptohet që Ronaldo e humbi ndeshjen në “Anfield”, e cila përfundoi me fitoren 4-0 të Liverpool-it ndaj “Djajve të Kuq”.

Në minutën e shtatë të lojës (sa numri në fanellën e Ronaldos), të katër tribunat e stadiumit u ngritën në këmbë për të duartrokitur Ronaldon dhe familjen e tij, me tifozët e Liverpool-it që këndonin "You’ll Never Ëalk Alone" (Ju nuk do të jeni kurrë vetëm).

Ronaldo tani ka hyrë në mediat sociale për të falënderuar ata mbështetës që kanë vënë në një anë rivalitetet e klubeve. “Një botë… Një sport… Një familje globale… Faleminderit, Anfield, – postoi Ronaldo në Instagram, së bashku me një video të duartrokitjeve të minutës së 7-të. – Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie”.

Ronaldo dhe Rodriguez lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën, duke njoftuar vdekjen e djalit të tyre. Ata shtuan se lindja e motrës binjake të fëmijës po u jepte forcë për të përballuar lajmin tronditës.

View this post on Instagram

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë, – thuhej në deklaratë. – Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte.

Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë me dashamirësi privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë! Ne do të të duam gjithmonë! Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez".

Anëtarët e familjes së Ronaldos kanë falënderuar gjithashtu mbështetësit e Liverpool-it për gjestin e tyre të dhembshur në ndeshjen e së martës në “Anfield”. Motra e Ronaldos, Elma Aveiro shkroi në Instagram: “Faleminderit për këtë, Liverpool! Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë". Motra tjetër e tij, Katia Aveiro, shtoi: “Faleminderit shumë, përtej futbollit!”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd