
Skoci- Prindërit që godasin fëmijët mund të përballen me pesë vjet burg. Në vitin 2020, Skocia ndaloi që prindërit të mund të ndëshkonin fizikisht fëmijët e tyre, ndërsa Uellsi i ndaloi ata muajin e kaluar.
Komisionerja e Fëmijëve në Angli Dame Rachel de Souza është pro ndalimit të prindërve që të ndëshkojnë fëmijët fizikisht, por ka edhe nga ata që e kanë kundërshtuar masën në fjalë.
De Souza tha për mediat e huaja se ajo e urren ndëshkimin fizik të të rinjve.
“Unë jam kundër çdo lloji dhune ndaj fëmijëve. Për shkak se fëmijët preken më shumë se të rriturit.”-u shpreh ajo.
Ajo tha se e admiron Skocinë dhe Uellsin për masën e vendosur.
Nga ana tjetër, sekretari i Arsimit Nadhim Zahaëi tha se “ka një ndryshim shumë të madh midis abuzimit të fëmijëve dhe ne kemi mbrojtje vërtet të forta. Por një goditje e lehtë në krah për një fëmijë nga një prind është një veprim që e vendosin vetë prindërit dhe jo shteti, tha ai.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





