Transmetuar më 21-04-2022, 13:47

Tiranë- Prej kohësh Ledioni dhe Noizy kanë pasur një ftohje mes tyre. Shkaku ka qenë pakorrektësia e Noizyt në “Top Awards” për të cilin Ledioni asokohe bëri edhe një deklaratë në spektakël.

Producenti ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka realizuar një lojë: “Çfarë kanë kërkuar shqiptarët më shumë për të në Google”. Mes shumë alternativave ishte edhe Noizy, për të cilin Ledioni ka thënë:

“Në këtë rast nuk dua të komentoj fare, sepse çdo gjë që do thoja unë do interpretohej në mënyra të tjera. Nuk do doja që ti jepja dikujt arsye.”

Më tej Dalina ka thënë se spektaklet janë paksa delikate nisur nga historia me Noizyn, por Ledioni ka thënë:

“Nuk ka spektakle delikatë por ka njerëz delikatë. Disa gjëra në moment mund të duken shumë të rënda por me kalimin e kohës gjërat qetësohen dhe e humbasin ngarkesën, por nuk dua të komentoj se do dukej si diçka që nuk ka kaluar. Ky është një kërkim që njerëzit e kanë bërë në Google kot por nuk ka asgjë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd