Transmetuar më 21-04-2022, 11:04

Spanjë – Fotoja e diktatorit Enver Hoxha shfaqet në një tubim të zhvilluar në Madrid nga ana e të majtëve spanjollë.

Fotoja e Enverit shfaqet mes ideologëve të komunizmit, Marksit, Engels, Leninit dhe Stalinit.

Gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu, ka një mesazh për këtë rast:

Të dashur miq spanjollë, para se të idhulloni figura si ajo e Hoxhës, studioni historinë e Shqipërisë, diktaturën hoxhiste, persekutimet, gjakun e derdhur nga shqiptarët, hermeticitetin e një kombi, racionimin e ushqimit, urinë e vuajtur, frikën, presionin e vazhdueshëm etj., etj.

Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd