
Karim Benzema duket se po përmirësohet me kalimin e viteve. Francezi i lindur në vitin 1987, prej vitesh te Real Madridi, është padyshim një nga qendërsulmuesit më të fortë dhe më të kompletuar në skenën e futbollit ndërkombëtar.
Fuqia, nuhatja për gola, por edhe teknika e jashtëzakonshme i dhanë mundësi këtë sezon lojtarit të rikthyer në kombëtaren franceze të shënonte 26 gola dhe të jepte 11 asiste në 31 ndeshje. Ancelotti e lartëson, ndërsa Benzema vazhdon t’i përgjigjet në fushë me paraqitjet e shkëlqyera.
Nuk ishte një gol apo një ndeshje që tërhoqi vëmendjen orët e fundit, por një postim i publikuar nga sulmuesi në profilin e tij social. Asgjë e bujshme, të paktën në dukje, me Benzema që postoi një pamje nga afër të fytyrës së mbuluar prej duarve të tij.
Gjithsesi ka një detaj që bie menjëherë në sy, përveç bizhuterive të treguara nga qendërsulmuesi i Real Madridit. Nuk mund të mos vërehet këndi i panatyrshëm i gishtit të vogël të dorës së djathtë. Një kthesë e dukshme, e cila për këtë arsye nxjerr në pah një problem të rëndësishëm fizik.
https://www.instagram.com/p/CaSoKm4LZeP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=89f28a82-3826-4706-b5b8-d22495b6ba31
Karim, rrallë herë në të kaluarën kishte treguar gjendjen e gishtit të tij të vogël, që e shtynte të luante me një fashë të dukshme, e cila tani është bërë “marka” e tij tregtare. Në fakt, vitet e fundit, kur Benzema del në fushë, ai përdor një fashë të veçantë, që mbron gishtin e vogël të dorës së djathtë, duke filluar nga kyçi i dorës.
Një lloj mbrojtjeje për të shmangur telashet më të këqija. Gjatë ndeshjeve zyrtare është e pamundur të bëjë pa të, ndoshta edhe për arsye thuajse supersticioze. Po pse Benzema e ka gishtin e vogël në këtë mënyrë? Gjithçka lidhet me një dëmtim të korrigjuar nga qendërsulmuesi i Real Madridit në një ndeshje të ligës kundër Betis në “Villamarín” në janar 2019.
Me atë rast, francezi u lëndua pas një përplasjeje me Bartra, duke përdredhur në mënyrë të panatyrshme gishtin e vogël. Me atë rast këshilla e mjekëve ishte që t’i nënshtrohej një operacioni. Megjithatë, Benzema vendosi të mos operohej, për të mos qëndruar disa javë jashtë fushës dhe për t’i ardhur në ndihmë skuadrës. Që atëherë situata është stabilizuar, kalcifikuar dhe gishti i vogël i futbollistit ka mbetur i tillë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





