Transmetuar më 21-04-2022, 09:02

GREQI– Zhduket një e mitur 15-vjeçare në Greqi.

Autoritetet dyshojnë se ajo mund të jetë në rrezik pasi ka gjasa që të jetë joshur nga një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore.

Vajza quhet Fotini Giannopoulou. Policia jep karakteristikat e saj me flokë gështenjë, sy kafe, gjatësi 1.60. Ditën kur u zhduk, ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe atlete të zeza Nike.

Presidenti i ‘Buzëqeshjes së Fëmijës’, Kostas Giannopoulos, bëri një apel publik për 15-vjeçaren. Ai kërkoi të flasin ata që dinë diçka pasi siç theksoi, e mitura është përfshirë në një qark të rrezikshëm, ku personat që e përbëjnë atë njihen si “djem të dashuruar”.

“Është një zhdukje e rrezikshme. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh,” tha ai për Alpha News.

Njëkohësisht Giannopoulos tha se “ajo u takua me dy zonja dhe u largua vullnetarisht’.

Vazhdojnë hetime intensive në të gjithë Greqinë për gjetjen e vogëlushes. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd