Transmetuar më 20-04-2022, 17:45

Lushnje – Personi që u plagosën sot në Lushnje, Kujtim Mema, 44-vjeç, është dërguar në Tiranë tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar, raporton noa.al.

Mema ka marrë dy plumba në bark dhe gjendja e tij ishte serioze.

44-vjeçari ka qenë në lokal kur një person me syze dhe me kapuç ka qëlluar me pistoletë me silenciator ndaj tij.

Autori më pas është larguar në këmbë, në drejtim të paditur.

Ende mbeten mister shkaqet dhe rrethanat e krimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd