Transmetuar më 20-04-2022, 15:18

Leonnie Ord nuk e kishte menduar kurrë që një fotografi e thjeshtë, një nga qindrat që i bënte djalit të saj njëvjeçar çdo ditë, do t’i zbulonte një të vërtetë shumë tronditëse. Djali i saj, Cillian kishte një tumor të rrallë të syrit, i cili po të mos kapej në kohë mund të rezultonte vdekjeprurës. Gjithçka nisi nga një shkrepje, ku ajo dalloi një shenjë të pazakontë të bardhë në beben e majtë të vogëlushit.

Nëna e re nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se ishte thjesht reflektim i dritës së aparatit, por pas një muaji ajo vendosi t’i bënte sërish foto dhe shenja ishe zmadhuar. E shqetësuar, ajo i kërkoi ndihmë mjekut të saj të familje, por vetëm pas një sërë analizash dhe vizitash, mjekët i komunikuar se Cillian kishte retinoblastomë, një tumor në retinë që mund të shihet përmes bebes së syrit

Cillian iu nënshtrua menjëherë cikleve të kimioterapisë, por për fat të keq tumori kishte avancuar shumë dhe ai mbeti i verbër. Zonja Ord, një punonjëse sociale, ka ndarë historinë e saj dhe tani po u kërkon prindërve të tjerë që të kenë kujdes për këtë shenjë të hershme të tumorit në sy.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd