Transmetuar më 20-04-2022, 12:08

Në profilin në Instagram të Arianna Rapaccioni, bashkëshortes së Sinisha Mihajlovic, trajnerit serb të Bologna në Serie A, është shfaqur ky imazh nën të cilin shkruhet: "Duhet të jesh i ashpër pa e humbur kurrë butësinë. Je një luan me zemër të butë".

Fjalë të shoqëruara me kaq shumë zemra (emoji) pranë. Pak ditë më parë, Arianna shkoi për ta vizituar Sinisa në repartin "Sant’Orsola", ku ndodhet në spital që prej datës 29 mars për të parandaluar një rikthim të mundshëm të sëmundjes së leuçemisë.

Trajneri i njohur e shpjegoi vetë shtrimin e dytë në spital, në një konferencë për shtyp të datës 26 të të njëjtit muaj. Që atëherë, ai kurrë nuk ka munguar të jetë përkrah, nga distanca, skuadrës që drejton. Kjo e fundit ka luajtur gjithmonë për të dhe… me të.

"Ne luajmë për të, – tha Marko Arnautovic pas fitores kundër Sampdoria. – Sinisha është si një vëlla për mua, madje edhe më tepër, si një baba".

Para ndeshjes kundër Milanit, e cila më pas u barazua 0-0 në "San Siro", Sinisa ishte lidhur virtualisht me skuadrën dhe kishte karikuar lojtarët.

Klubi e publikoi videon e bashkëbisedimit, ku trajneri serb thoshte: "Unë nuk do të tërhiqem asnjë centimetër nga beteja me sëmundjen, e di që edhe ju do të bëni të njëjtën gjë në fushë. Do të fitoj edhe këtë herë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd