Transmetuar më 20-04-2022, 10:20

Shkodër- Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 28-vjeçarin Edis Reçaj një natë më parë në Shkodër.
Policia bëri të mundur identifikimin e tij, duke e arrestuar mëngjesin e sotëm. Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet dhe pas një debati mes njëri-tjetrin, autori e ka qëlluar me plumb në këmbë 28-vjeçarin.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në lagjen Perash.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





