Transmetuar më 20-04-2022, 10:07

Shkodër- Një plagosje me armë ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.
Edi Reçaj u qëllua në këmbë nga një person ende i pa identifikuar.
Pas plagosjes, 28-vjeçari tregoi se mundi të shikonte autorin duke u larguar me shpejtësi.
“Një person me kapuç të zi në kokë më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk e kam idenë se kush është autori që më plagosi. Nuk kam patur konflikte apo probleme me ndonjë person ndaj edhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje", deklaroi ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





