Transmetuar më 20-04-2022, 09:01

Spanjë- Quhet Carmen Jiménez nga Madridi i Spanjës. U verbua plotësisht 28 vite më parë për shkak të një dëmtimi të rëndë në sy.

Tani kur është 57-vjeçe u zbulua se shihte në mënyrë perfekte, gjë që e la me gojën hapur familjen e saj.

Bashkëshorti i Carmen u tha gazetarëve se ajo grimohej në mënyrë perfekte.

Por ajo kurrë nuk e pranoi se kishte mashtruar mbi verbërinë e saj, deri vonë!

Por çfarë do ta shtynte dikë për t’u hequr si e verbër për gati tre dekada?

Carmen me sa duket e bëri këtë për të shmangur nevojën për të përshëndetur dhe folur me njerëz që nuk i pëlqenin në të vërtetë.

“Isha e lodhur duke takuar njerëz në rrugë dhe duke ndaluar për të thënë përshëndetje, nuk kam qenë kurrë një person shumë social dhe duke u shtirur si i verbër kam mundur të shmang shumë përgjegjësi sociale,” tha ajo, sipas Hay Noticia.

Përveçse duhet t’i shpjegonte familjes së saj pse i gënjeu për kaq shumë vite dhe duke takuar njerëzit që përpiqej aq shumë t’i shmangte, Carmen Jiménez po përballet edhe me probleme ligjore, sepse pasi është regjistruar si e verbër, ajo ka marrë ndihmë të veçantë financiare.

Lajmi për mashtrimin e tmerrshëm të Carmen u bë viral në faqet e lajmeve latine si në Evropë ashtu edhe në Amerikën e Jugut, por ende ka dyshime mbi kete histori.

Është absurde të besosh se dikush mund të pranoje verbërinë për kaq gjatë pa e vënë re askush. Burimi: https://wiredbugs.com/carmen-jimenez/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd